Petrit Vasili, deputeti i Partisë së Lirisë ka publikuar një video ku demonton gënjeshtrat dhe hipokrizinë e Erion Veliajt. Kryebashkiaku i Tiranës deklaronte se nuk do mbetet në histori si një kryetar që jap leje ndërtimi re ndërkohë pas 7 vitesh ka dhënë plot 4 milion metra katror leje ndërtimi ne 7 vjet.
Hipokrizia dhe mashtrimi është kthyer në normë për Veliajn, por kjo normë sot po shkatërron jetën e qytetarëve të Tiranës.
Postimi i Vasilit:
Masakra e Veliajt ne Tirane, 4 milion metra katror leje ndertimi ne 7 vjet!!
Ky mashtruesi, qe deklaronte me gojen plot ne 2015 se nuk do jepte më leje ndertimi dhe nuk do mbahej mend se dha leje ndertimi!
Nga viti 2016 e deri ne 2022 bazuar ne shifrat zyrtare te ISTAT ky mashtruesi pa ju dridhur dora ka dhene fap e fap mijra leje ndertimi me siperfaqe disa milion meter katror dhe plot :
3 Milion e 956 575 m².
Sipas viteve :
2016 – 509.70m², 2017 – 183.969m²,
2018 – 318.143m², 2019 – 851.645m²,
2020 – 547.303m², 2021 – 816.907m² ,
2022 – 1.188.448m²
Pra rreth 4 milion meter katror leje ndertimi, qe e shkaterruan kryq e themel Tiranen dhe e kthyen ne mal gjigand betoni dhe lavatrice kolosale pastrimi parash. Kush e beson më kete mashtrues e ka problemin me veten, se ky eshte lakuriq me genjeshtrat e tij.