Vasili: Edhe sa jetë duhet të marrë policia, që Çuçi të ikë nga karrigia që pikon gjak?!

0
38
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Nga Petrit Vasili.

Ministri Çuçi të largohet menjëherë! Edhe sa jetë të tjera duhet të marrë policia, qe ta kuptojë ky ministër këtë?!

Çdo minute që ministri Çuçi rri akoma, edhe një sekondë të vetme në atë karrige, është rivrasje e qytetarëve, mbështetje dhe inkurajim që policia të vazhdojë të vrasë dhe të mashtrojë e manipulojë provat e faktet kundër njerëzve të ndershëm.

Kur vranë Klodian Rashën thanë në fillim që ishte me probleme mendore. Pastaj që kishte pistoletë. Pastaj nuk kishte pistoletë. Pastaj as probleme mendore. Por videoja asgjesuese provoi krimin dhe mashtrimin absolut.

Por fakti absolut i provuar është që e vrau policia.

Çuçi vetëm mohoi dhe mbështeti mashtrimet e policisë.

Vajza e vogël 7-vjeçare Jonada Avdia humbi jetën në plazh në Himarë se një polic e vrau me skaf dhe gjithçka sa ndodhi ishte tragjike dhe reagimi e informacioni ishin për turp. Dhe Çuçi rri aty qetësisht sikur s’ka ndodhur asgjë.

E tmerrshme gjithçka ndodhi me Lear Kurtin.

Një herë thonë se ishte me makinë, pastaj thonë ndaloi e pastaj iku me vrap. Pastaj s’kishte makinë.

Po thonë që u ndje keq në komisariat, Laert Kurti, pastaj që nuk arriti në komisariat.

Pastaj thonë vdiq në spital dhe pastaj spitali thotë se i shkreti djalë erdhi pa jetë në spital.

Një tjetër jetë u mor nga policia dhe u përdhos me mashtrime pa fund.

Prangat në duart e trupit pa jetë të Lear Kurtit në një shtrat spitali janë akuzë pa shfajësim.

Përsëri Çuçi ishte në anën e policisë, që vrau dhe mashtroi dhe jo në anën e qytetarëve.

Edhe sa jetë njerëzish duhen marrë nga policia që Çuçi të largohet nga karrigia, qe pikon gjak?! Turp e faqe e zezë!

Mbushur policia me patronazhistë që të frymëzuar nga arroganca e Edi Ramës sillen si kriminelë dhe armiq të qytetarëve.

Largohu ministër, ik sa më parë, vrasjet janë dëshmi, denoncim dhe mallkim që nuk harrohen kurrë.

Ministër, sillu një herë të vetme si qytetar dhe prind dhe jo si legen, që i zvarritet dhe i jargavitet karriges dhe Kryeministrit.

Ministër Çuçi, jeta është shumë më e gjatë se karrigia dhe Kryeministri bashkë.

Zjarr Tv Ad