Vasili për Shahinin: Me shqipe të çalë, do mbetesh kujtim

0
14
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Kreu i Grupit Parlamentar të LSi-së, Petrit Vasili ka reaguar ashpër ndaj ministres së Arsimit, Rinisë dhe Sporteve, Besa Shahinit lidhur me kërkesën e saj për shkarkimin e rektorit, Mynyr Koni. Vasili, përmes një postimi të gjatë në “Facebook”, teksa nuk kursen ironitë ndaj ministres Shahini, e cilëson një nga shkollëpakët më shumë në oborrin e kryeministrit Edi Rama. Kreu i Grupit Parlamentar të LSI-së, ndalet edhe te e folura e ministres Shahini, ndërsa bën një apel që duhet ta ndihmojmë me aq sa mundemi.

“Besa Shahini nje shkollepaket me shume ne oborrin e Shkollepakut.

Ministresha e Arsimit me shqipen e çale si logjika e saj,shpjegon pikellimin e saj se presidenti nuk paska pranuar propozimin e saj per heqjen e nje rektori.

Kujtesa e çale e Ministreshes ashtu si shqipja e saj nuk ndricon gjekundi, ndaj hajt ta ndihmojme me sa mundemi :

Manifestimet e studenteve u shtrine ane e mbane vendit ne te gjitha universitetet dhe jo ne nje universitet te vetem. Reforma ne arsimin e larte e refuzua dhe kundershtua shume fort dhe pa asnje kompromis nga studentet ane e mbane vendit.

Manifestimet e studenteve filluan perpara Ministrise se Arsimimit per dite e jave te tera dhe protestuesit vinin nga te gjithe universitetet ane e mbane vendit. Shkollepaku,qe ka mbi vete Ministresha perzuri edhe ministreshen e meparshme te arsimit nga detyra si pergjegjese per reformen e deshtusr kryq e themel dhe per nje thes me budalleqe qe tha per te mbrojtur deshtimin.

Reforma ne arsimin e larte si nje turp i vertete ka futur ne krize te gjithe arsimin e larte ane e mbane vendit dhe jo nje universitet te vetem. Pakti per universitetin ishte nje laksativ per bllokimin politik te qeverise dhe jo zgjidhje per krizen e arsimit te larte ne Shqiperi.

Pakti per universitetin eshte thjesht nje gjethe ne lakuriqesine e deshtimit te qeverise ne arsimin e larte ne te gjitha universitetet ane e mbane vendin. Ministresha ne vend te reflektimit demostroi nje histeri qesharake per te shuar kenaqesite politike te Shkollepakut dhe hiç me shume se kaq.

Deshtaket e importuar ne qeverine shqiptare si puna e kesaj ministreshe jane mesazhi me keq se si mediokriteti,servilizmi patologjik dhe padija sundojne si nje inkuizicion i vertete mbi dijen,te ardhmen e te rinjve shqiptare dhe perspektiven e tyre.

Kjo Ministreshe do te ike dhe pas do te mbetet thjesht kujtimi i shemtuar i nje malli te skaduar importi,qe nuk beri hajër mes te veteve dhe qe pastaj u riciklua pa sukses ne Shqiperi….

Por do kujtohet akoma me shume sa here do te flasim per Shkollepakun dhe shoqet e tij….”-shprehet Vasili.

 

Zjarr Tv Ad