Duke dokumentuar një dokument të publikuar në media sipas të cilit, 80% e policëve kanë aplikuar për Lotarinë Amerikane, kreu i grupit parlamentar të LSI-së, Petrit Vasili shkruan se në ditët e errëta të Edi Ramës, shqiptarët janë më të pasigurt se kurrë.
Reagimi i plotë i Vasilit:
Për turpin e Edi Rames 80% e policëve kanë aplikuar për llotarinë amerikane.
Per faqen e zeze te Edi Ramës 70% e familjeve te policeve jetojne nen minimumin jetik.
Ne ditët e errëta te Edi Ramës shqiptaret kane qene me te pasigurte se asnjëherë,pronat e tyre me te rrezikuara se kurre,familjet me te shqetësuara se asnje here.
Me te qetet dhe te sigurtet ne ditet e Edi Rames kane qene vetem trafikantet dhe kriminelet.
Në ditët e zeza te Edi Rames shqiptaret e kane pare lirinë,dinjitetin te neperkembur dhe policinë te demoralizuar,te varfer dhe te percmuar e neperkembur dhe jo si mbrojtjen e tyre..
Çdo dite me tej e Edi Rames eshte dite e keqe per kedo.