Vasili përplaset me Ramën: Rri fle gjithë ditën dhe vjen të kalosh darkën në Parlament

0
59
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Deputeti i Partisë së Lirisë, Petrit Vasili është përplasur në Parlament me kryeministrin Edi Rama. Ndërkohë që Vasili po fliste, Rama qeshte nga vendi. Kjo situatë e ka acaruar Vasilin, i cili i është kthyer duke i thënë se “rri fle gjithë ditën dhe më pas vjen të kalojë darkën në Parlament”.

Vasili: Pusho! Ik ore, idiot! Po ik o idiot se je i lodhur komplet! Rri fle gjithë ditën aty dhe vjen kalon fundin e darkës këtu në Parlament si budalla!

Vasili i drejtohet Nikollës: Zonja kryetare do ta pushosh këtë apo ka ndonjë status të veçantë ky se nuk është mirë nga trutë.

Nikolla: Kujdes me etikën zoti Petrit, vijoni fjalën.

Vasili gjatë fjalë së tij e ka konsideruar një palaçollëk ligjin per hapjen e dosjeve, teksa ka akuzuar Autoritetin e Dosjeve se kanë shkelur procedurat dhe ligjin pas publikimit të dosjes ku pretendohet se një politikan i lartë me iniciale I.M. ka qenë bashkëpunëtor i ish-sigurimit.

“Më në fund ashtu siç duhej në mes të natës, ashtu siç filloi po përfundon ky palaçollëk politik. I nxorri gjumin e vapës autoritetit të delenxhinjve. Po u japim të drejtë hapjen e dosjeve. Këta ëe morën të drejtën.

Morën skenarin politik. U bashkua delenxhillëku. Dolën në konkluzionin përfundimtar se është në dosjet e ish-sigurimit dhe nuk vërtetuan gjeneralitetet”, tha Vasili.

Zjarr Tv Ad