Spaho: Kriza në Evropë për shkak të varësisë nga gazi, ne energjinë e prodhojmë me ujë

0
32
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Në “Drejt” në RTV Ora, deputeti demokrat Edmond Spaho u shpreh se qeveria nuk mund të fshihet pas krizës së Evropës.

Ai tha se Evropë kriza është për shkak të lëndëve energjetike, ndërsa shtoi se vendin ynë e prodhon energjinë nga uji.

Spaho: Duhet të gjejmë shkaqet nga ka ardhur kriza dhe të shohim se si do ta përballojmë. Nëse do të fshihemi pas asaj se Evropë është në krizë, por ajo nuk është në krizë për shkaqet që është edhe Shqipëria. Evropë është për shkak të lëndëve energjetike. Evropa ka rregull se të gjitha format e prodhimit të energjisë duhet të jenë rentabël.

Ne nuk prodhojmë energji nga gazi, por e prodhojmë nga uji. Tetë mujorin nga HEC-et kemi prodhuar 2.43 terra, i gjithë tregu në Shqipëri ka prodhuar 3.79 terra. OSHE i ka shitur konsumatorëve 3.1 terra, por është importuar edhe 1.04. ku shkon kjo? Janë humbje dhe vjedhje.

Zjarr Tv Ad