Vasili: Rama kokëulur në OSBE , ky që thotë se Cakaj është Ministër i Jashtëm

0
176
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Petrit Vasili, nënkryetari i LSI, është treguar sarkastik ndaj paraqitjes së kryeministrit të vendit sot në OSBE me kostumin e Ministrit të Jashtëm të vendit, në një kohë kur Shqipërisë iu imponua pa reshtuar për ta pranuar rioshin Gent Cakaj të papërvojë, si kryediplomat.

“U kujtua ky Edi Rama që është edhe Ministër i Jashtëm?! – komentoi Vasili në Fb. – Tërë jetën me frikë mbeti ky. Pse nuk e çon ky bedelin Cakaj te OSBE? Apo e di që nuk ia qasin këto budallallëqe në OSBE, ndaj poshtërohet, ul kokën dhe shkon vetë.

Gjynah për Shqipërinë se ç’kryeministër të depersonalizuar që ka. Këtu në Shqipëri ky Edi Rama bërtet, çirret dhe thotë që Ministër i Jashtëm do të jetë Cakaj, ndërsa në OSBE e ul kokën, e ha turpin me bukë dhe shkon si dele. Shiheni foton dhe e kuptoni vetë.”

Zjarr Tv Ad