Vasili: Si ulërinte Rama kur zgjidhej Gudar Beqiraj në 2017-ën

0
37
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Nënkryetari i LSI, Petrit Vasili i rikthehet edhe një herë temës së kryetarit të Akademisë së Shkencave.

Pak ditë pasi presidenti Ilir Meta refuzoi dekretimin e Skënder Gjinushit në krye të ASH-së, Vasili sjell në kujtesë sjelljen e kryeministrit Edi Rama në vitin 2017, kur Gudar Beqiraj do të zgjidhej ligjërisht në krye të Akademisë së Shkencave.

Postimi i plotë i Petrit Vasilit:

Kur u zgjodh ne vitin 2017 Gudar Beqiraj Kryetar i Akademise Shkencave ne perputhje me ligjin, ulerinte Shkollepakti e thoshte:

“Nëse nuk reformohet Akademia e Shkencave, nuk do marrë më asnjë qindarkë nga buxheti e do të duhet të dorëzojë godinën! Prandaj stop farsës”, shkruante Rama në Facebook.

Ndersa sot Shkollepakti ka qepur gojen per farsen e zgjedhjeve ne Akademine e Shkencave.

Sepse Shkollepakti eshte i qete dhe i gezuar vetem kur shkelet ligji dhe kur nga farsa zgjidhen ata, qe i sherbejne dhe i lepijne atletet atij edhe pse vijne erë djersë.

 

 

 

Zjarr Tv Ad