Vasili sulmon kryeministrin: “Corriere della Sera” diskrediton Ramën

0
47
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Kreu i Grupit Parlamentarë të Lëvizjes Socialiste për Integrim, Petrit Vasili, ka treguar nëpërmjet një postimi në Facebbok një artikull të “Corriere della Sera”, në të cilin është publikuar një artikull që flet për vrasjen që ndodhi ditën e djeshme në Vlorë.

Nëpërmjet këtij postimi ai ka sulmuar Kryeministrin Rama, duke shkruar se ai i ka bërë më të keqen vendit “duke vënë drogën këmbëkryq në qeveri”.

“Corriere della sera poshtëron Edi Ramën për Narkoshtetin!! Corriere della sera diskrediton Edi Ramën mishërimin e vetëm në Europë të shtetit të drogës.

Edi Rama s’ka ç’bën më në Shqipëri. I ka bërë më të keqen duke vënë drogën këmbëkryq në qeveri dhe duke damkosur një shtet të tërë.

Kushdo që merr kurajon dhe bën alibinë e narkoshtetit le ta lexojnë Corriere della Serën dhe të mendojnë para se të shkruajnë”, ka shkruar Vasili.

Zjarr Tv Ad