Vdekja e Lear Kurtit, Salianji: Policia ka manipuluar ngjarjen

0
85
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Deputeti i Partisë Demokratike, Ervin Salianji , është shprehur se Policia e Shtetit ka manipuluar ngjarjen e vdekjes së Lear Kurtit, mbrëmjen e 19 tetorit.

I ftuar në emisionin “Review” bazuar në videon e siguruar nga Euronews Albania, Salianji tha se deklarata e policisë bie në kundërshtim me pamjet.

“Jemi në një situatë, ku policia e shteti ka manipuluar ngjarjen. Së pari pati një deklarim nga AMP, ku thotë se Kurti ka qenë duke qëndruar por aty shfaqet duke ecur me telefon. Pati deklarim se e kanë çuar në gjendje të mirë në spital, ndërsa spitali tha se ka ardhur pa shenja jeta. Jemi në një ngjarje ku policia dhe institucionet e Ministrisë së Brendshme kanë manipuluar ngjarjen. Pse në 200 metra nuk do e hidhte lëndën narkotike po do e fuste në gojë?”- tha Salianji. EURONEWS ALBANIA

Zjarr Tv Ad