Vdekja e presidentit të Emirateve, reagon Edi Rama: I pikëlluar thellë, ishte burim frymëzimi për paqen

0
40
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Kryeministri Edi Rama, shkruan një mesazh ngushëllimi për ndarjen nga jeta të presidenti të Emirateve të Bashkuara Arabe,  Sheikh Khalifa bin Zayed Al Nahyan.

I pikëlluar thellë për vdekjen e Lartësisë së Tij Sheikh Khalifa bin Zayed Al Nahyan. Lartësia e tij ishte burim frymëzimi për paqen dhe humanizmin. Shpirti i tij pushoftë në paqe”, shkruan Rama në Twitter.

Në një shënim të dytë, kryeministri i Shqipërisë uron pasuesin e fronit, Sheikh Mohammed bin Zayed. Presidenti i ri njihet me Ramën dhe të dy kanë miqësi prej vitesh. Këtë e evidenton dhe vetë kreu i qeverisë shqiptare.

Urime Sheikh Mohammed bin Zayed si President i ri i Emirateve të Bashkuara Arabe. Jam i privilegjuar që e njoh Lartësinë e Tij prej disa vitesh dhe e vlerësoj thellësisht vizionin e tij, udhëheqjen e tij dhe mirësinë e tij unike. Zoti qoftë me të dhe me vendin e tij”, shkruan Edi Rama.

Zjarr Tv Ad