Vota kundër rezolutës për Srebrenicën, jehonë në mediat ndërkombëtare: Rama mik me Vuçiç

0
59
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Refuzimi i Rezolutës për Gjenocidin e Srebrenicës pati jehonë në mediat ndërkombëtare. Sipas mediave të huaja, rrëzimi i kësaj rezolute vjen në një kohë kur miqësia mes Edi Ramës dhe Aleksandër Vuçiç ka ardhur gjithnjë e më shumë në rritje.

Kuvendi i Shqipërisë ka refuzuar të enjten kërkesën e deputetit të opozitës për të shqyrtuar dhe mbështetur një rezolutë që dënon krimet e kryera nga forcat serbe në Srebrenicë në vitin 1995 si gjenocid.

Ky refuzim ka bërë jehonë në mediat ndërkombëtare ku kanë shkruar se propozimi i deputetit të Partisë Demokratike Tritan Shehu u hodh poshtë nga votat e deputetëve të Partisë Socialiste, që përbëjnë shumicën në Kuvendin e Shqipërisë.

Lajmi ka bërë xhiron e mediave ndërkombëtare duke shkruar se ky propozim solli përplasje në Kuvendin e Shqipërisë dhe nxori në pah pikëpamjet e ndryshme me qëndrimet ndaj luftës në Bosnje e Hercegovinë.

Përmes një artikulli të posacëm, Radios Amerikane “Evropa e Lirë” sjell në vëmendje debatet në Kuvend mes mazhorancës dhe opozitës, dhe akuzat e rënda  mes njeri tjetrit./Telegraf

Zjarr Tv Ad