Zjarr Televizion Ad
This is a sample article.
...
Një ngjarje e rëndë është shënuar mëngjesin e kësaj të mërkure në Durrës, pasi një e moshuar ka rënë nga një lartësi e konsiderushme duke humbur jetën.
Sipas informacioneve gruaja është identifikuar si L.J 60-vjeç, e cila jetonte në lagjen 18 të qytetit bregdetar.
Uniformat blu shkuan menjëherë në banesën e të moshuarës dhe po punojnë për zbardhjen e plotë të ngjarjes.
Nuk dihen ende shkaqet nëse gruaja ka rënë aksidentalisht, apo ka qenë ndonjë vetëhedhje.