Lëvizja e Ramës, shkarkohen anëtarët e qeverisë nga Bordet e Universiteteve

0
27
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, ka shkarkuar nga detyra anëtarët e qeverisë në Bordet e Administrimit të Universiteteve.

Burime nga kryeministria kanë bërë të ditur se vendimi është marrë sot, ndërsa theksohet se anëtarët e qeverisë në këto borde janë hequr nga detyra.

Bordet e Administrimit të Universiteteve është një nga kërkesat e studentëve, të cilët kërkojnë më shumë përfaqësim për ta.

Ky vendim i qeverisë mendohet të ketë ardhur pas një takimi të Edi Ramës me ministren e Arsimit Lindita Nikolla.

Kujtojmë këtu se, numri një i Qeverisë, Edi Rama, ka reaguar disa herë sot për dialog me studentët në plotësim të kërkesave të tyre, duke thënë se 8 pikat janë vetëm fillimi.

 

Zjarr Tv Ad