Veliaj i përgjigjet Berishës: Rikthimi i Saliut dhe Metës sjell përçarjen! Nuk tutemi nga të lodhurit e politikës

0
27
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj iu përgjigj sot akuzave të ish kryeministrit Berisha, i cili shperndau dje nje lajm, lidhur me aksidentimin e një punonjësi të mbledhjes së mbetjeve në Sukth te Durresit. Në mbledhjen e Këshillit Bashkiak të Tiranës, Veliaj deklaroi se ritkthimi i Berishës dhe i Metës, rikthejnë helmin dhe përçarjen.

“Rikthimi i Saliut dhe Ilir Metës rikthen helmin, toksinat, ndasitë, përçarjen, shpifjen, lajmet e rreme në politikë. Luli mirë, keq, ishte pak fytyrë më civile, kurse këta janë komplet të pacipë. Mjafton të shikoni çfarë postonte Saliu dje. U çua e gjithë Shqipëria ta sqaronte që Sukthi nuk është fare në Tiranë, por në Durrës. Edhe po të ishte në Tiranë, kryetari i Bashkisë nuk rri pas çdo kazani plehrash apo pas çdo makinë industriale teknologjike që mbledh plehrat. Nëse ndodh një aksident është shumë e rëndësishme të hetohe, policia të bëje punen e saj”, deklaroi Veliaj. Kreu i Bashkisë u shpreh se sot Tirana ka një menaxhim shumë herë më të mirë të mbetjeve dhe ajër më të pastër.

Zjarr Tv Ad