Veliaj nga shkolla e re “Klodian Tanushi” në Qesarakë: “Sot na duhen heronj të tillë, jo ata që në ditën më të vështirë duan rritjen e pagave milionëshe”

0
48
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Major Klodian Tanushi, i cili humbi jetën 3 vite më parë në krye të detyrës, gjatë shërbimit me forcat paqeruajtëse të NATO-s në Letoni, është përjetësuar me emrin e një shkolle në Tiranë.

Godina e re, e sapondërtuar për 600 nxënës të zonës së Qesarakës, u përurua sot nga Kryeministri Edi Rama, kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj dhe ministrja e Arsimit, Evis Kushi.

Duke kujtuar figurën e Major Klodian Tanushit, Veliaj tha se heronjtë e sotëm janë ata që nderojnë kombin edhe pas vdekjes, dhe jo ata që në ditët më të vështira kërcënojnë me grevë urie për pagat e tyre.

“Sot është një ditë e trishtë sepse kujtojmë shokun tonë, djalin tuaj që nuk është më, por një gjë është e sigurt: ky emër, kjo shkollë do të jetë këtu në jetë të jetëve. Para disa ditësh, Klodiani do të kishte mbushur 42 vjeç, fiks sa mosha ime sot, por na la një reputacion të jashtëzakonshëm, prandaj duhet të jeni krenarë.

Sot kemi nevojë më shumë se kurdo për frymëzim. Megjithatë, unë sot kam një pyetje: A jetojmë jetë të denja, që nesër, kur të mos jemi më, të na kujtojnë me një emër rruge apo shkolle? Dhe kur dëgjoj se, në të njëjtën ditë, profesorë me rroga mbi një milion lekë thonë do të bëjmë grevë urie se ne Shqipëria na ka borxhe, më vjen vërtet turp. Sot kujtojmë një dëshmor, dje kujtuam një profesor. Kujtojmë njerëz që kanë dhënë kontribute, të cilët nuk thonë çfarë do të bëjë Shqipëria për mua, por unë çfarë do të bëj për Tiranën dhe Shqipërinë.

Nga ana tjetër, kemi njerëz, të cilët kanë qenë zyrtarë të SHIK-ut, dhe thonë: “Shqipëria, – në ditën e saj më të vështirë, – çfarë do të bëjë për mua?”, tha Veliaj.

Ai apeloi që pedagogët t’i rikthehen mësimit, pasi siç u shpreh Veliaj, një komb që di, ecën përpara më shumë sesa një komb që ka.

“Kush është prind, që e pati fëmijën një vit pa mësim prej tërmetit dhe një vit tjetër prej pandemisë, për faj të SHIK-save do rrijë edhe një vit pa shkollë. Kjo ndodh me kombin tonë, që ka nevojë për dije më shumë se kushdo tjetër. Universitetet kërkuan pavarësi, thanë nuk duam të jemi në varësinë e Edi Ramës dhe të qeverisë sepse jemi të pavarur. Por, me pavarësi ka edhe përgjegjësi. Me privilegje, ka edhe detyra. Është mirë të jesh i pavarur, por është akoma më mirë të jesh i përgjegjshëm.

Apeli im sot është t’i kthehemi mësimit. Ecin përpara kombet që dinë, jo kombet që kanë. Në një situatë kaq kritike për vendin, kur kemi kaluar kaq shumë vështirësi, kur na duhen heronj të përditshëm – ne sapo i kemi rritur rrogat për mësuesit, zjarrfikësit, për të gjithë ata që janë përballur me beteja të mëdha, si mjekët dhe infermierët, – na lipset më shumë se kurrë të kthejmë sytë nga dija, te arsimi dhe punët e dobishme dhe të denja”, tha Veliaj.

Kryeministri Rama tha se mazhoranca socialiste vjen me kokën lart para qytetarëve, për punën e bërë në këto vite, për më shumë shkolla cilësore.

“Ndihem mirë që procesi i ndërtimit dhe i rindërtimit, jo vetëm në Tiranë, por në gjithë Shqipërinë po sjell një ndryshim thelbësor. Natyrisht, arsimimi, edukimi i fëmijëve nuk është thjesht dhe vetëm çështje hapësirash, godinash, pajisjesh, sepse është edhe çështje burimesh njerëzore, por ama një gjë është e sigurtë: Pa godinat, pa pajisjet, pa kushtet, është e pamundur të pretendosh të kesh arsim të një cilësie tjetër. Jam shumë krenar që hapësirat, kushtet, po ndryshojnë dita-ditës, po ndryshojnë kudo. Natyrisht, ka ende shkolla të cilat nuk janë prekur nga kjo valë e madhe ndryshimi, por ajo që është e rëndësishme, sot nuk ka asnjë krahasim me dje. Çfarë kemi bërë deri më sot na jep mundësinë që të jemi të sigurt dhe të jemi me kokën lart para njerëzve, për t’u thënë: nuk jemi të kënaqur sepse ka shumë për të bërë. Por, kjo që kemi bërë është garanci që ne dimë se çfarë duhet të bëjmë dhe dimë si duhet bërë kjo punë”, tha ai.

Ministrja e Arsimit, Evis Kushi tha se arsimi sot në Tiranë është në ditët më të mira, me 12 shkolla të reja që u hapën vetëm këtë vit shkollor. “Që Tirana zbukurohet çdo ditë, kjo nuk diskutohet, po ajo që e bën më të bukur janë këto 12 shkolla që i shtohen këtë vit atij gjerdani të bukur të shkollave. Infrastruktura e mirë bën që nxënësit të shkojnë me dëshirë në shkollë, por të kenë dhe rezultate më të larta”, shtoi ajo.

Shkolla e re në fshatin Qesarakë, “Klodian Tanushi”, ka kapacitete për 600 fëmijë të zonës, një infrastrukturë arsimore e standardeve evropiane, e pasuruar me 4 laboratorë e 1 bibliotekë, dhomë psikologu e infermierie, mjedise të dedikuara për stafin arsimor e atë administrativ, si dhe një palestër moderne, terrene të jashtme sportive dhe një sallë

Zjarr Tv Ad