Kreu i bashkisë së Tiranës, Erion Velian do të përballet në Gjykatë me disa akuza. Vetëm sot kanë qenë 3 çështje në shqyrtim. Por sa janë ato në tërësi? Çfarë ndodh me këto çështje? Pse zgjaten kaq shumë pa dalë në konkluzion?
Gazetarja Keti Banushi na informon se Erion Veliaj është politikani më i paditur në Prokurorinë e Posaçme. Deri tani në Prokurori janë në gjykim 8 padi, ndërsa ditën e djeshme, 21 nëntor ka shkuar edhe 1 padi e re për kreun e bashkisë, pra në total janë 9 padi për shpifje në SPAK.
Ditën e sotme pritet të jepen konkluzionet për 3 nga paditë ndërsa javën e ardhshme gjyqtarët do të shprehen me vendim nëse do ta dënojnë apo shpallin të pafajshëm kreun e bashkisë.
Të gjitha paditë janë për deklaratat për që ka bërë Veliaj gjatë fushatës, ndërsa një padi është edhe nga Aleanca për Teatrin./Ora News