Kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj ka reaguar në lidhje me flamurin shqiptar me yllin komunist, i cili u shfaqe në festivalin e Dua Lipës në kryeqytet. Veliaj ka sqaruar se shfaqja e flamurit me yll në festivalin “Sunny Hill” është pjesë e një performance artistike e grupit rok “Asgjë Sikur Dielli”.
Ai shkruan në Twitter se kënga është një satirë kunder regjimit komunist, e realizuar 8 vite më parë nga Alban Nimani, lideri i grupit.
Veliaj ka ironizuar edhe zerat e PD që vrapuan ta komentonin këtë ngjarje, duke theksuar se uron që përfaqësuesit e opozitës të luftojnë me të njëjtin zell edhe Sekretarin e PPSH qe kane në krye të PD dhe sigurimsin aleat.
“Nuk luftohet komunizmi me metoda komuniste! Kënga është një satirë ndaj regjimit! Alban Nimani – dhëndër në Tiranë në një nga familjet më të përndjekura – e ka prodhuar para 8 viteve! Uroj të luftoni me të njëjtin zell sekretarin e PPSH në krye të PD dhe sigurimsin aleat!”, shkruan Veliaj.