Protesta e opozitës një ditë para festimeve për Ditën e Verës të cilat u shtynë për shkak të kushteve klimatike nuk ka qenë lajm i mirë për kreun e Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj. Në një reagim pas protestës, Veliaj shkruan në twitter: “Unë nuk e di si i mbani qytetet prej nga vini çdo muaj për ekskursion dhune, por Tirana jonë kurohet me shumë mund e nuk e pranon këtë lloj bullizmi primitiv”. Veliaj shprehet i vendosur për pastrimin në kohë rekord të kryeqytetit, në mënyrë që nesër të jetë gati për festimet.
Veliaj: “Do pastrohet e meremtohet në kohë rekord sot, që nesër të jetë gati për Ditën e Verës e për gjithë qytetarët e vërtetë. Tirana nuk i përulet dhunës! Kurrë! Çdo gjë xixë për nesër”.
Pas katër orësh, opozita mbylli protestën kundër qeverisë Rama.Protesta nisi rreth orës 11:00 me marshimin drejt kryemistrisë, dhe më pas duke ecur rreth kryeministrisë.
Më pas protesta u zhvendos para parlamentit ku pati dhe përplasje dhe tension.
Tirana NUK i perulet dhunes! KURRE!
Cdo gje xixe per neser #TiranaNukNdalet