Kryetari i Bashkisë së Tiranës Erion Veliaj ka reaguar pas deklaratës së Zëdhënëses së PD-së, Ina Zhupës e cila theksoi se procesi i rindërtimit është një proces abuzues dhe selektiv, pasi privilegjohen militantët dhe të njohurit e Partisë Socialiste.
Veliaj i quajti bllofin e radhës dhe e cilësoi situatën brenda Partisë Demokratike si dramatike përderisa kjo forcë politike për të disatën herë radhazi arrin në nivelin e shpifjeve të tilla publike.
Megjithatë Veliaj fton qytetarët të mos e marrin seriozisht, pasi as vetë kreu i saj Lulzim Basha nuk e ka marrë ende seriozisht partinë që drejton.
“Situata me tërmetin serioze, por aspak dramatike. Situata me PD është dramatike, por aspak serioze. Tjetër Lul Ali Aga, tjetër Lul Shaban Aga, e tjetër Lul Gjum Aga,” shprehet Veliaj.