“Vëllai im nuk e ka përdhunuar”- Vrau kunatin pasi zbuloi se kishte abuzuar me të bijën për 9 vite, “shpërthen” gruaja e Fatmir Tarellait: Ai s’ishte baba i mirë!

0
40
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Bashkëshortja e Fatmir Tarellarit ka reaguar pasi 50-vjeçari vrau vëllain i saj, Erjon Pelivani pasi zbuloi se kunati i kishte përdhunuar të bijën për 9 vite.

Gruaja e autorit tëvrasjes dhe njëkohësisht motra e viktimës ka mohuar pretendimet se Fatmir Tarellarit dhe vajzës së tij (nga martesa e parë) se 18-vjeçarja është abuzuar seksualisht nga Erjon Tarellari.

“Çfarëdo që ka ndodhur, ka një ligj, ai nuk duhet ta bënte këtë gjë. Së bashku kemi një fëmijë që tani është 10 vjeç…”, tha bashkëshortja e 50-vjeçarit, i cili ka tre vajza nga një martesë e mëparshme, ndërsa gruaja e parë i ka vdekur në një aksident rrugor.

“Nuk dija asgjë, na mbylli shtëpinë… Këtë krim që e bëri im shoq nuk duhej ta bënte… Askush nuk ka të drejtë të vrasë askënd… E kam duruar gjithë këto vite, i rrita fëmijët e tij. Vajza e tij vinte në shtëpi dy herë në javë. Nuk besoj se vëllai im i ka bërë gjë asaj”, tha njerka e 18-vjeçares.

Ajo u shpreh se bashkëshorti i saj nuk është një person i mirë dhe se prej vitesh e kishte duruar.

“Ai nuk është njeri i mirë. Gënjen shumë, ishte ekspert në gënjeshtër. Unë që jetoja me të, e kam kuptuar… Nxehej kollaj, nuk ishte as baba i mirë, se i la fëmijët”, tha gruaja për mediat greke.

Zjarr Tv Ad