“Vëllezërit pajtohen dhe rrahin drejtorin e hipotekës”, Artan Lamen e shqetëson “meme-ja” që në mëngjes: Verifikova por s’kishte asgjë të vërtetë, me ç’kanë hequr njerëzit në këtë vend…

0
2904
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Ditën e sotme në rrjetet sociale ka qarkulluar një lajm ku thuhej se dy vëllezër që kishin qenë në sherr për pronat ishin pajtuar dhe më pas kishin shkruar të rrahin drejtorin e Hipotekës që i kishte ngatërruar.

Kreu i Kadastrës, Artan Lame, tregon se ky lajm i kishte shkuar edhe atij që në mëngjes, ndaj ai menjëherë kishte bërë verifikimet, por sipas tij ky lajm nuk kishte asgjë të vërtët, por ishte vetëm një “meme”, madje shumë e bukur.

Në postimin e tij Lame thotë se qytetarët kanë të drejtë të revoltohen, pasi me pronat e tyre opolitika ka luajtur siç ka dashur për 3 dekada, por shton se më në fund politika ia doli t’i japë vendit një ligj që i kaloi të gjitha barrierat e mundshme, i cili “thjeshtoi dhe përmblodhi nja 40 ligje, e nënligje, e VKM-ra në një të vetmë dhe të gjitha kakofonitë e zyrave që mereshin me pronat i mblodhi në një stan të vetëm që i vumë emrin “Kadastra Shqiptare”.

Kreu i Kadastrës shprehet se ohëzgjatja mesatare e dhënies së shërbimit në vitin 2017 ishte 103 ditë, ndërsa në vitin 2020 u ul në 24 ditë, që tregon se Kadastra nuk ka ndryshuar vetëm emrin, pro edhe cilësinë e shërbimit.

Postimi i plotë:

RRAHJA

Sot në mëngjes më vjen një meme me tekst: “ELBASAN. DY VELLEZERIT NE SHERR PER PRONAT PAJTOHEN. PASTAJ SHKOJNE RRAHIN DREJTORIN E HIPOTEKES QE I KISHTE NGATERRUAR”.

O Zot! I ngrysur, urgjent bëra verifikimet se mos kishte gjë të vërtetë. Jo, s’kishte.

Pastaj buzëqesha. Si meme ishte vërtet e bukur, madje edhe sikur të kishte të vërtetë brenda, për në Elbasan, në Tiranë, Durrës a Vlorë qoftë. Madje edhe sikur ata dy vëllezërit të kishin ardhur të më rrihnin mua në Tiranë.

Me ç’kanë hequr njerëzit me pronat në këtë vend, qysh na lenë gjallë, që nga punonjësin e fundit e deri tek i pari i vendit, që nga ai i ‘91-shit e deri tek ne të ‘21-shit. Me pronat politika ka lozur si ka dashur e sa ka dashur në 3 dekada. Ka premtuar, ka gënjyer, ka provuar, ka eksperimentuar, ka shtyrë ditën, ka bërë e ç’nuk ka bërë. Pastaj, atë që e linte pa bërë politika, e bënin vetë punonjësit e hipotekave, në shumë raste thjesht myteberë injorantë, ushtarë partie, hajdutë të rëndomtë, matufë të paaftë, përfitues të momentit, e plot e plot të tjerë. Nuk them aspak që nuk ka patur politikanë që ju dhimbej gjëja apo specialistë të nderuar, por rezultati tregon pa fjalë që peshën dërmuese e kanë mbajtur ata të parët.

Më në fund, politika ja doli që ti japë vendit një ligj që i kaloi të gjitha barierat e mundshme, debatet parlamentare, hetimin e Komisionit të Venecias, dyshimet e fqinjëve, pengesën presidenciale dhe së fundi para një jave, edhe komentin pozitiv të DASH-it. Të atij DASH-it përtej oqeanit, se të qe për këta deshtë tanë, aha s’ja nxë goja asnjërit ta thojë një fjalë të mirë.

Po nejse. Ky ligj (ligji 20/20) bëri dy gjëra, thjeshtoi dhe përmblodhi nja 40 ligje, e nënligje, e VKM-ra në një të vetmë dhe të gjitha kakofonitë e zyrave që mereshin me pronat i mblodhi në një stan të vetëm që i vumë emrin “Kadastra Shqiptare”.

Me këtë ligj, politika e bëri punën e saj, ndaj jo më kot thashë s’ka ca ditë që politika duhet të mos përzuhet më tek ky gardh.

Të vijojmë te gardhi tani. Brenda tij janë ende shumica dërmuese e atyre që kanë bërë shumë nga hyneret e pronave ndër këto vite, ndaj s’duhet të çuditet askush që kohë pas kohe ndonjë prej tyre o do bjerë në rrjetën time, o do bjerë në rrjetën e SPAK-ut, madje mund të bjerë edhe në duart e ndonjë qytetari që i ka ardhur në majë të hundës.

Ja t’ua them unë se sa mund të jenë këta qyyetarët e nervozuar. Kur mbyllëm hesapet e vitit 2020, bëmë edhe llogaritë e shërbimeve të dhëna përgjatë vitit. Ndër rreth 1,1 milion shërbime të dhëna publikut, rezultuan nja 4000 shërbime të pa lëvruara. Pra i bie që për vitin 2020 të jenë rreth 4000 qytetarë që nuk e morën shërbimin dhe, pavarësisht arësyes, mund të jenë të nxehur aq sa të shkojnë të zihen me punonjësin a drejtorin përkatës në Lezhë, Fier a Sarandë qoftë.

Mirëpo po të shkojmë ca më mbrapa, kur Kadastra quhej Hipotekë, na del se psh për të njëjtin numër total shërbimesh, në vitin 2017 kanë qenë 124.000 shërbime të palëvruara, pra 30 herë më shumë !!!

Apo që, kohëzgjatja mesatare e dhënies së shërbimit në vitin 2017 ishte 103 ditë, ndërsa në vitin 2020 u ul në 24 ditë. Në këto kushte, kushdo e kupton që këto dy vjetët e fundit në këtë institucion nuk ka ndryshuar vetëm emri, por edhe ca gjëra të tjera, paçka se askujt prej atyre 4000 vetave që nuk morën shërbimin vjet, nuk u intereson milioni i të kënaqurve, por halli i tyre i pazgjidhur.

Fundi i historisë. Rruga ku kemi hyrë për trajtimin e çështjes së pronës është pa kthim, qoftë edhe për një arsye Mërfiane: në 30 vjet i kemi bërë gjithë gafat e mundshme dhe nuk ka mbetur mundësi për gafë tjetër.

Ato që duhet të bëjmë dhe po bëjmë janë: të vijojmë zbatimin e Ligjit të ri, të përmbyllim procesin e Legalizimeve, të shpejtojmë me Regjistrimin e tokës në fshat, të nxisim reformën e brendshme vetëpastruese të Institucionit dhe të vijojmë të marrim punonjës të rinj punëdashës.

Këta të rinjtë të mundësisht edhe me lëkurë të trashë, që të durojnë edhe shpërthimet e zemërimit të atij qytetarit që, pasi ka 10 apo 20 vjet që priste shpresë’shuar, bëhet i gjallë tani se sheh që gjërat po lëvizin për mirë, dhe pastaj në një moment i del vetja nga kontrolli dhe i vjen që inatin e 20 vjetëve ta nxjerrë në një moment.

ARTAN LAME

ps. Sa për material për meme, ehu mund të jap edhe unë vetë sabah – aksham sa të duash, si ajo e para ca kohëve, kur nga Inspektoriati i Ndërtimit na erdhi kërkesa për verifikimin e dokumentacionit të një objekti dykatësh në bregdet.

U verifikua dhe rezultoi që kati i dytë ishte legalizuar diku në vitin 2012, ndërsa kati i parë rezultonte i paregjistruar. Inspektoriati me të drejtë na kërkoi t’i gjenim zgjidhje, sepse i binte që ata të shkonin të prishnin katin e parë dhe të linin në vend katin e dytë!

Zjarr Tv Ad