“Vendi po boshatiset nga politikat e Ramës”, Islami: “Non grata” nuk do të thotë asgjë! Ky ishte gabimi më i rëndi i Bashës…

0
266
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Kastriot Islami, ish ministër i jashtëm, i ftuar në studion e FaxNeës ka folur për situatën e krijuar në politikën shqiptare. Islami është shprehur se gabimet brënda PD kanë filluar që në kohën kur ishte Basha në krye të Partisë  Demokratike. Non grata nuk është asgjë ka thënë Islami dhe e ka krahasuar njëlloj sikur dikush nuk të pret mysafir në shtëpinë e tij.

Islami: Ka dy probleme, ai i bashkërendimit të partive, forca kryesore PL dhe PD kanë rënë dakord për një kadidat .

Problemet e brendshme te PD janë me arsyetim të jashtëm. Po të ndjekim që kur ka qenë zoti Basha shohim se është e brendshme. Non grata do të thotë asgjë, nuk do të thotë se do të më fusin në burg, thjesht do të thotë s’të pranoj ty në shtëpinë time. Është diçka morale për një politikan që të jetë non grata. Pra në aspektin moral nuk është e fituar pala tjerër. I kërkuan dhe zotit Basha që ta hiqte Berishën nga grupi parlamentar për shkak se ishte non grata.

Basha bëri gabimin e rëndë kur tha unë kam qenë nën presion nga ambasadori që erdhi nga Ëashingtoni se duhet ta heqësh atë. Ky është gabim të thuash se Amerika më ka bërë presion, është shumë e rëndë të thuash këtë.
Amerika qënka kaq rëndë sa i lejon Ramës të manipulojë sepse këtej është Berisha i shpallur non grata. Ti mund të thuash që ke të drejtën morale por në rregulloren e parlamentit nuk përjashtohet dot dikush i shpallur non grata.

Unë mendoj që edhe sikur të ishte deklaratë apo vendim duhet të jetë e bazuar diku. Bazuar në këtë akt është shum e gabuar që është vepruar në këtë linjë.

Paratë ruse janë marrë nga Basha për të bërë foto dhe takim me presidentin e amerikës, nëse e vërteta është kështu ska problem por kjo duhet vërtetuar që ato para s’janë përdorur për gjë tjetër.

Unë nuk e mbroj Berishën se ai mbrohet vetë dhe ska nevojë të mbrohet nga unë.
Boshatisja e vëndit për shkak të politikave që po bën Rama i ka irrituar shumë njerëzit. Praktikisht jemi në një situatë shumë të komplikuar. Nuk rregullohen gjërat vetë.

Opozita përfaqëson një mendim të njerëzve që janë këtu dhe atyre që janë jashtë.

Zjarr Tv Ad