“Vendi po shpopullohet”, deputeti i PD, Sula: Rama ka qëllim që ta kthejë Shqipërinë në “Republikën e Pleqve”

0
51
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Deputeti i Partisë Demokratike, Dashnor Sula ka akuzuar kryeministrin Edi Rama se po e kthen Shqipërinë në Republikën e Pleqve.

Përmes një mesazhi në ‘Facebook’, theksoi se të enjten denoncoi shpopullimin e Shqipërisë.

Sipas demokratit, koha nuk pret më për retorikë boshe e propagandë, ndërsa shtoi se Rama duhet të ndërmarrë menjëherë hapa konkrete për të siguruar rendin në vend.

MESAZHI I SULËS:

🔴Kryeministri Rama dhe qëllimi tij për ta kthyer “Shqipërinë në Republikën e Pleqve”
📍Në seancën e të Enjtes që shkoi, denoncova me të dhëna zyrtare shpopullimin e Shqipërisë. Përpos numrit të lartë të të rinjve dhe moshës vitale për punë që po emigrojnë drejt vendeve të BE si Gjermani, Francë apo Belgjikë, një destinacion shumë i lakmuar është bërë edhe Britania e Madhe. Të rinj, nëna me fëmijë të mitur kanë dalë në video teksa rrezikojnë jetë në Kanalin e Lamanshit drejt Anglisë.

📍 Së fundi, një nga mediat prestigjoze britanike “The Telegraph”, shkuan në një artikull të saj se “është vlerësuar se deri në fund të këtij muaji mund të kenë arritur në Britaninë e Madhe rreth 9 mijë shqiptarë. Në përgjithësi, gati 4,700 migrantë kanë kaluar tashmë Kanalin këtë muaj, duke e çuar totalin deri më tani këtë vit në 29,716, krahasuar me 28,526 për të gjithë vitin 2021 dhe 8,400 në 2020”. E në një kohë që ky fenomen nuk ndalet, nuk do ishte çudi që deri në fund të vitit të kemi një dyfishim të ikjeve krahasuar me një vit më parë.

📍Kryeministri i propagandës na paska dhënë edhe një intervistë për “The Telegraph” ku i ka kërkuar të mos largohen por të investojnë parate e tyre në Shqipëri në turizmin rural. Kryeministri flet sikur ka ardhur në pushtet sot dhe jo sikur ka 10 vite në krye.

📍Do mbështesim të rinjt thot Kryeministri por çdo grant shkon për miqtë e qeverisë, për miqt e mazhorancës.

📍Mos u largoni thotë Kryeministri, por institucionet shtetërore që drejtohen nga të besuarit e tij kanë 9 vite që lejojnë pastrimin e parave të drogës dhe korrupsionit duke shkaktuar kështu falimentimin e bizneseve që mbijetojnë me punë të ndershme.

📍Mos ikni thotë Kryeministri, por në 9 vite e ka bërë Shqipërinë më keq se Kolumbia. Siguria e rendi publik është zero. Vetëm mbrëmë pati dy ngjarje kriminale. Një 19-vjeçar u ekzekutua me breshëri plumbash. Ndërkohë në Korçë u plagos një tjetër.

🔴 9 vite në pushtet kjo mazhorancë ka dëshmuar se nuk ka luftuar krimin e organizuar dhe korrupsionin, por ka flirtuar me to, e në disa raste si me inceneratrët edhe ka bashkëpunuar.
Koha nuk pret më për retorikë boshe e propagandë. Z. Rama duhet të ndërmarrë menjëherë hapa konkrete për të siguruar rendin në vend, të ndalojë eksodin e madh sepse ndryshe Shqipëria do quhet ndryshe “Republika Pleqve”.

Zjarr Tv Ad