Vendimi i GJKKO-së për Berishën, reagon Rama: Nuk është fitore …

0
29
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Në të njëjtë kohë që kryeministri, Edi Rama mban konferencën vjetore, GJKKO mori vendimin për ashpërsimin e masës ndaj ish-kryeministrit, Sali Berisha.

Rama reagoi duke u shprehur se nuk është fitore e një partie arrestimi i dikujt, të cilësdo parti. Ai po ashtu theksoi faktin se partitë politike, nuk janë organizata luftarake që funksionojmë për të eliminuar kundërshtarët.

” Kurrë nuk është fitore e një partie arrestimi i dikujt, të cilësdo parti. Kjo është në parim, partitë fitojnë zgjedhje për të çuar përpara vendin dhe partitë nuk janë organizata luftarake që funksionojnë për të eliminuar kundërshtarët. Kështu që nuk e shoh si një fitore të partisë socialistë apo si një fitore të Eronit apo Taulantit për këmbënguljen në detyrën e tyre. Kjo nuk ka lidhje farë më dëshirën, objektivin, nevojën për të parë si fitore faktin që cilido qoftë, vihen nën trysninë dhe nën masat e drejtësisë. Ashtu si kundër, nuk ka drejtësi në këtë vend deri kur të gjykohet 21 Janari. Pa u gjykuar 21 janari dhe pa u vënë para drejtësisë vrasësit dhe urdhëruesit, drejtësia do të jetë e gjymtuar moralisht dhe e pamjaftueshme sa i përket fuqisë së saj. 21 janari do të vendos një gur të palëvizshëm deri ku mund dhe nuk mund të shkoj ushtrimi i forcës së shtetit si rezultat i abuzimit me të nga persona të veshur me pushtet” tha ndër të tjera Rama.

Zjarr Tv Ad