Vendimi i Gjykatës Kushtetuese për Komisionin “Becchetti”, reagon Gazment Bardhi

0
115
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Sekretari i Përgjithshëm i PD-së, Gazment Bardhi, ka reaguar pas vendimit të Gjykatës Kushtetuese, e cila ka rrëzuar kërkesën e Partisë Demokratike për të ngritur Komisionin “Becchetti”.

Bardhi thotë se banaliteti me të cilin Gjykata Kushtetuese ka penguar ngritjen e Komisionit Hetimor për dëmin prej më shumë se 110 milion euro ndaj shtetit shqiptar, shkaktuar nga Edi Rama dhe qeveria e tij, provon edhe njëherë se kjo çështje ka nevojë urgjente që të hetohet.

“Banaliteti me të cilin Gjykata Kushtetuese ka penguar ngritjen e Komisionit Hetimor për dëmin prej më shumë se 110 milion euro ndaj shtetit shqiptar, shkaktuar nga Edi Rama dhe qeveria e tij, provon edhe njëherë se kjo çështje ka nevojë urgjente që të hetohet!

Asnjë arsye banale dhe jo kushtetuese nuk duhet të pengojë opozitën ti shkojë deri në fund kësaj çështje. Keqardhje që GJK e reformuar po “reformon” vetveten në dëm të interesit publik, duke u bërë mburojë e korrupsionit dhe paligjshmërisë qeveritare”, shkruan Bardhi.

Zjarr Tv Ad