Vendimi i Presidentit për zgjedhjet, Doda: Mundësi për kompromis nga forcat politike

0
11
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

‘Akti i Presidentit dje është një mundësi e mirë për të gjitha forcat politike që dialogu, kompromisi, që kalon nga zgjedhjet e parakohshme dhe një Qeveri Tranzitore, e cila do të  përgatisë zgjedhje të lira, të ndershme e të barabarta, që ky vend si ka bërë dot për 30 vjet, duhet të na çojë  detyrimisht  në një Pakt të madh Kombëtar për Shqipërinë’, u shpreh Mesila Doda sektretare e Përgjithshme e PDIU-së

Ja deklarata e plotë e Sekretares së Përgjithshme të PDIU-së, Mesila Doda:

PDIU i është mirënjohëse mijëra qyetarëve shqiptarë dhe në vecanti  anëtarëve e simpatizantëve të PDIU-së, që morën pjesë dje në protestën madhështore e paqësore, të Opozitës në mbrojtje të demokracisë, pluralizmit, zgjedhjeve të lira, të ndershme e të barabarta.

PDIU protestoi dje me parrullën: Çamëria Nuk Harron!

Për ti treguar të gjithëve që  ne nuk do ti harrojmë kurrë dhe miqtë dhe armiqtë e Çamërisë!

Qindra-mijëra shqiptarë për herë të 8-të brenda pak kohësh, si asnjëherë në këto vite demokraci, protestuan përballë një kaste e një grushti njerëzish, që u ka vjedhur atyre shpresën për të jetuar në këtë vend, duke detyruar 500 mijë shqiptarë në vetëm 6 vjetë  të ikin nga Shqipëria.

Qindra-mijëra shqiptarë për herë të 8-të protestuan si asnjëherë tjetër për shtëpitë e tyre, për skamjen, varfërinë, rrogat, pensionet e grabitjen me PPP, të  2.2 miliardë eurove, vetëm në  një grusht oligarkësh, miq të Edi Ramës e Rilindjes.

Jemi katandisur për turp. Vendi i 99-të në botë për korrupsion bashkë me Venezuelën e Madurës e Kongon dhe vendi i 79-të në botë, për demokraci hibride, në kufijtë e autoritarizmit sipas “The Ekonomist“.

Qindra-mijëra shqiptarë për herë të 8-të protestojnë  kundër një grushti Rilindasish, që vodhën e kapën çdo pushtet me banda dhe e bënë vendin tonë, një vend që e eksporton  vetëm kanabis, emigrantë dhe krim të organizuar, duke vënë kështu në rrezik një ndër fitoret më të mëdha të 30- vjetëve të fundit, lëvizjen e lirë pa viza të shqiptarëve.

Qindra-mijëra shqiptarë si asnjëherë tjetër protestuan kundër zgjedhjeve farse të 30 Qershorit, ku për herë të parë pas 30 vjetësh shqiptarët do rrezikonin pluralizmin politikë dhe demokracinë, duke votuar një parti të vetme, si dikur babain shpirtëror të Rilindjes, Enver Hoxhën dhe Partinë e Punës.

Akti i Presidentit dje është një mundësi e mirë për të gjitha forcat politike që dialogu, kompromisi, që kalon nga zgjedhjet e parakohshme dhe një Qeveri Tranzitore, e cila do të  përgatisë  zgjedhje të lira, të ndershme e të barabarta, që ky vend si ka bërë dot për 30 vjet, duhet të na çojë  detyrimisht  në një Pakt të madh Kombëtar për Shqipërinë.

PDIU i bën thirrje të gjitha forcave Politike, që t’i udhëheqë arsyeja e paqja sociale, dialogu e kompromisi, si interes primar Kombëtar.

Çdo rrugë tjetër do na çojë  në një situatë  të rrezikshme  për demokracinë, pluralizmin dhe interesin Kombëtar, që shqiptarët nuk na e kanë për borxh.

 

Zjarr Tv Ad