Vendndodhja e Sali Berishës në protestën e PD-së sekret? Ja si përgjigjet ish-kryeministri

0
116
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Sali Berisha do të rikthehet në protestë për herë të parë pasi Gjykata e Posaçme mori vendimin për revokimin e masës së sigurisë “arrest shtëpie” ndaj tij.

Partia Demokratike ka organizuar pasditen e sotme në orën 17:00 tubimin në Tiranë ku pritet të bllokohen akse kryesore të kryeqytetit duke paralizuar lëvizjen e mjeteve.

I pyetur se ku do të jetë vendndodhja e tij, Berisha u përgigj se do të jetë në disa pika.

“Unë mendoj se do të jem në disa pika, një do të jetë… ta shoh. Do ju njoftoj patjetër, Alfred duhet njoftuar menjëherë. Jo absolutisht si mund të jetë sekret, publik. Çfarë sekreti”, tha Berisha.

Zjarr Tv Ad