‘Vendoret’/ Nuk përmbahet Arjan Çani, ‘shpërthen’ ashpër ndaj Ramës: Nuk po luan lojë të drejtë, të isha kryeministër do kisha turp të futesha në zgjedhje! Ja komenti për Posterin e Këlliçit

0
154
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Analisti i njohur, Arjan Çani ka komentuar situatën politike në fushatën për 14 majin. Çani u shpreh se kryeministri Rama nuk po luan një lojë të drejtë, pasi sipas tij po “ndeshet” me një opozitë të çarmatosur.

“Ata janë copë copë, unë i them sistemit më lër ta kuptoj sesa dobët është opozita. Unë se shoh dot që sesa dobët janë këta. Por që të ndodhë kjo duhen vota të lira dhe të ndershme.

Kjo do ishte lojë e rregullt. Jemi futur në një epokë ku s’ka më rëndësi vota e njerëzve, shtrembërohet para se të shkojë në kuti. Para se të shkojë, deformohet.

Unë kështu do reagoja edhe po të ishte Rama në opozitë. Unë jam partizan që dua që një ditë të ketë zgjedhje normale, me rregulla loje normale. Kjo garë është e pabarabartë. Unë po të isha kryeministër do më vinte turp të futesha në zgjedhje. Do bëja gjithçka që gara të ishte normale.”, tha Çani.

Gazetari cilësoi si garë të fortë trion, Elbasan, Shkodër dhe Durrës ndërsa shtoi se Tirana është pak më “kokëfortë” dhe fleksibël.

Burimi:Gazeta Sot

Zjarr Tv Ad