Vendoset biletë autobusi edhe për fëmijët, shoqata e transportit: Mjaft i toleruam

0
86
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Deri më tani nuk ishte dëgjuar, por ja që e thanë edhe këtë. Bëhet fjalë për bizneset e transportit urban në Tiranë, i cili tani do të paguhet edhe nga fëmijët ashtu sikurse të rriturit. Këtë kanë vendosur së fundmi drejtues të shoqatës së transportit urban qytetas, të cilët thonë se deri më tani ka qenë një o e bërë prej tyre që fëmijët 6 vjeç e sipër nuk kanë paguar biletën e udhëtimit.
“Shoqata e Transportit Urban nuk ka ndonjë ligj që përcakton që fëmijët mbi 6 vjeç të udhëtojnë falas. Thjeshtë kur ky shërbim u privatizua ne e toleruam tek fëmijët”, sqaron Kujtim Harshova. Ai thotë se operatorët kanë kosto të mëdha. Për shkak të trafikut autobusit ecin me shpejtësi të ngadaltë, çka bën që të harxhojnë më shumë karburant. Ndaj morën këtë vendim.

Ata kërkojnë që qeveria t’i rimbursojë nëse do që fëmijët mbi 6 vjeç të udhëtojnë falas edhe pse janë skeptikë në këtë pikë pasi thonë se nuk janë rimbursuar as për invalidët, e as për studentët që udhëtojnë falas.
Përllogaritet që janë 160 mijë invalidë dhe 20 mijë studentë të cilët të pajisur me kartën përkatëse nuk paguajnë biletë udhëtimi sipas tyre. Bileta për fëmijët duket se vjen si një presion për qeverinë, e cila duhet t’i subvencionojë për të gjithë udhëtarët që nuk paguajnë.

Zjarr Tv Ad