Verifikimi paszgjedhor, KQZ publikon të dhënat: Votimi dhe numërimi elektronik ishte sukses, asnjë gabim në rezultat! Shkelje të vogla në disa qendra

0
24
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Komisioni Qëndror i Zgjedhjeve ka prezantuar rezultatet e verifikimit paszgjedhor, që është bërë nga ky institucion pas përfundimit të zgjedhjeve të 25 prillit. Nga ajo që tha kryekomisioneri Ilirjan Celibashi, doli se votimi dhe numërimi elektronik ka qenë një sukses.

Në pothajse 71% të qendrave të votimit në vend, nuk ka pasur probleme dhe diferencë votash për partitë. Megjithatë nga të dhënat ka dalë se komisionerët kanë shkelur ligjin në disa raste duke votuar më shumë se një herë.

“Kemi 20 zgjedhës që dyshohen se kanë votuar në 2 qendra votimi të ndryshme. Janë komisionerë që kanë votuar edhe në qendrën e tyre të votimit por edhe në qendrën ku ishin komisionerë”, ka thënë ndër të tjera kreu i KQZ. Ai siguroi se për disa raste do t’i kërkohet Prokurorisë edhe të nisë hetimet.


Të dhëna nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve:

1.6.milionë votues u identifikuan nga PEI, 97.19% e zgjedhësve në 5023 qendra votimi nga 5199 gjithsej. Vetëm 2.8% e zgjedhësve nuk i është bërë identifikimi i shenjave të gishtërinjve.

Janë 1006 raste të dyshimta, që nuk do të thotë se janë 1006 persona por shenja gishtërinjsh që dyshohet se janë të njëjta. Kemi 20 zgjedhës që dyshohen se kanë votuar në 2 qendra votimi të ndryshme. Janë komisionerë që kanë votuar edhe në qendrën e tyre të votimit por edhe në qendrën ku ishin komisionerë.

204 shenja gishti unike që janë skanuar më shumë se 2 herë. 44 shenja gishtërinjsh janë skanuar më shumë se 518 herë.

520 qendra votimi i janë nënshtruar procesit të verifikimit. 40 qendra votimi kanë diferencë për kandidatët nga 10 deri në 20 vota. 19 qendra votimi kanë diferencë mbi 20 për kandidatët. Ne kemi verifikuar gjendjuen faktike për ccdo kandidat

317 qendra votimi nga 519 që u verifikuan gjithsej janë me zero diferencë, në 71% të qendra votimi ku u be certifikimi paszgjedhor nuk ka diferencë votash për partitë.

Në KZAZ 40, asnjë diferencë mes rezultatit elektronik me numerimin manual te verifikimit paszgjedhor Vetëm 1% e qendrave të votimi që diferenca është 10 deri në 30 vota. Dhe nuk ka asnjë qendër votimi ku vota për partitë politike të jetë mbi 30 vota.

Zjarr Tv Ad