Vetëflijohet brenda b*urgut 29 vjeçari shqiptar/ Ja dyshimet e para…

0
22
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Një i burgosur në b*urgun e Dubravës, është vetëflijuar. Lajmi bëhet me dije nga Shërbimi Korrektues i Kosovës, teksa është theksuar se ngjarja ka ndodhur mbrëmë, rreth orës 22:41 minuta.

“Shërbimi Korrektues i Kosovës, njofton opinionin publik se mbrëmë, rreth orës 22:41 në Qendrën Korrektuese Dubravë, i b*urgosuri me inicialet V. H i lindur më 1991, është gjetur i pajetë si pasojë e vetëflijimit. Me të kuptuar për rastin, i menjëhershëm ka qenë edhe intervenimi i stafit korrektues dhe atij mjekësor të qendrës, por përkundër përpjekjeve për reanimim, nuk kanë arritur të kthejnë në jetë dhe si pasojë i njëjti ka ndërruar jetë”, thuhet në njoftimin për media.

Gjithashtu, u theksua se në bazë të raportit mjekësor të stacionit, i b*urgosuri V.H në vazhdimësi, ka pasur probleme shëndetësore të natyrës mendore, për ç’ka është trajtuar në vazhdimësi nga mjeku i b*urgut, p*sikiatri, psikologu, si dhe nga specialistët e Klinikës Psi*kiatrike dhe asaj Forenzike.

“Personi në fjalë, ishte i d*ënuar për veprën p*enale: Lëndim i r*ëndë trupor dhe V*jedhje e r*ëndë. Lidhur me rastin, janë njoftuar Policia e Kosovës dhe prokurori, ndërsa SHKK ka themeluar Komisioni Hetimor Administrativ. Stafi mjekësor i Stacionarit të B*urgut të Dubravës, ka përgatitur dokumentacionin e nevojshëm, lidhur me rastin. Autopsia do të verifikojë shkakun e vd*ekjes”, thuhet në njoftim.

Zjarr Tv Ad