Vetëm 3 muaj në detyrë, jep dorëheqjen drejtori i Tatimeve në Shkodër

0
97
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Drejtori i Tatimeve në Shkodër, Agron Hasanaj ka dhënë dorëheqjen nga posti i tij.

Hasanaj mësohet se ka dhënë dorëheqjen duke u largua nga ky post vetëm pas 3 muajsh në këtë institucion.

Hasanaj u emërua drejtor rajonal i Tatimeve pak para fushatës elektorale ndërsa ishte kandidat i platformës “Deputeti që duam” por nuk arriti të jetë në listat e kandidatëve për deputet të PS për qarkun Shkodër.

Në vend të tij do të jetë Sidrit Istrefi i cili prej 9 vitesh ka qenë inspektor në Drejtorinë Rajonale të Tatimeve në Shkodër.

Gjithashtu më parë  dha dorëheqjen edhe drejtori i Agjencisë së Kadastrës në Shkodër Genc Berhani duke u zëvendësuar nga drejtori i komanduar Slladi Dani nga Fieri.

Zjarr Tv Ad