Edi Rama vizaton shqiponjën, komentuesit e ngacmojnë: E mban veten për piktor, po të ka dalë si laraskë!

0
318
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Kryeministri Edi Rama ka qenë i pranishëm sot ne nje aktivitet që është duke u zhvilluar në Akademinë e Shkencave, ku sot do të pranohen 17 personalitete të shquara si akademikë të jashtëm.

Por ajo që vihet re është se kryeministri Edi Rama nuk ishte i fokusuar vetëm në fjalimet që po mbaheshin gjatë ceremonisë.

Kryeministri shfaqet në rrjetet sociale një foto duke vizatuar një ‘Shqiponjë Dykrenare’ duke i vënë edhe një mbishkrim sipër. “Nder i madh për mua”, ka shkruar Rama mbi fletën e bardhë dhe ka vizatuar shqiponjën. Në fund ai shkruan dhe “Faleminderit”.

Mirëpo, komentuesit “kritikë” kanë nisur ta ngacmojnë sepse sipas tyre, shqiponja “ka dalë si laraskë. Të tjerë e ngacmojnë duke i thënë se kot e mban veten për piktor.

Komentet e qytetarëve janë nga më të ndryshmet.
Per piktur qenke larg si skenderbeu me laptopin‘- shkruan nje komentues.

Shqiponje me halle‘- shkruan nje tjeter.

Je dhe ‘artist’ gjasme piktor, sdi te vizatosh as simbolin e vendit tend” ishin disa nga komentet ne profilin e Rames.

Zjarr Tv Ad