Vetëm 31-vjeç, ndahet nga jeta artisti i njohur shqiptar

0
74
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Bledar Bujupi, kornist në Filharmoninë e Kosovës, është ndarë nga jeta. Njoftimin zyrar e bëri me dije departamenti i Filharmonisë ditën e stome.

Bujupi, sipas njoftimit, vdiq papritmas në moshën 31-vjeçare.

Bujupi ishte kornist i parë i Orkestrës. Shkollimin e mesëm e kreu në Prishtinë (Klasa: B. Gashi) ndërsa atë universitar në Fakultetin e Arteve, dega e Artit Muzikor në Universitetin e Prishtinës.

Që nga viti 2012 ishte anëtar i Filharmonisë së Kosovës. Krahas aktivitetit me orkestrën filharmonike, Bujupi ishte edhe anëtar i Orkestrës Frymore të FSK-së.

Ka realizuar koncerte recitale dhe ishte pjesëmarrës në formacione orkestrale si ‘Albanian Youth Orchestra’ dhe ‘Kosovo Youth Orchestra’”, thuhet në njoftimin e Filharmonisë së Kosovës, postuar në Facebook.

Zjarr Tv Ad