“Vetëm me përballje popullore mund të luftohet korrupsioni”- Çlirim Gjata sfidon prokurorët e SPAK: Le të dalë njëri dhe të thotë do hetoj Edi Ramën

0
14
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Çlirim Gjata, i cili ishte pjesë e protestës së Aleancës për Mbrojtjen e Teatrit sfidoi prokurorët e SPAK duke thënë se “le të dalë njëri prej tyre dhe të thotë se do hetoj Edi Ramën”. Sipas tij, korrupsioni luftohet vetëm me përballje popullore, pasi sic u shpreh ai nga spak-istët nuk ka asnjë shpresë.

Ai tha se Prokurorët e SPAK nuk mund të ndërmarrin asnjë veprim ndaj kësaj qeverie pasi kanë frikë.

“Kemi një trupë prokurorësh që sot ata nuk duan vetë, sepse një nga shkaqet është se ka frikë. Cili nga këta le të bëhet burrë, po e sfidoj le të dalë publikisht këtu të thotë unë do hetoj filan ministër, do hetoj Edi Ramën. Tjetër gjë si do dalë hetimi, por le të përvoje të hetojë, ta marrë njëherë në pyetje. Për një x nga qindra denoncime për korruipsion, qindra miliona euro që bërtasin sot në Tiranë.

Janë aty një grup frikacakësh, që nuk uxojnë të bëjnë asnjë veprim ndaj kësaj qeverie, sepse ka mundësi që Rama dhe Veliaj ti rrahin me këpucë surratit, sepse prandaj i kanë vënë aty. Arrestuan një ish ministër dhe një ish deputet dhe ky u lirua, sepse u bë marrëveshja. Prandaj SPAK nuk ka asgjë që duhet të ketë një burrë si puna e këtyre për tu marrë me hetimin e Teatrit. Vetëm me përballje popullore mund të luftohet korrupsioni. Asnjë shpresë nuk ka me këta spak-istët”, u shpreh Gjata.

Zjarr Tv Ad