Veting për pasurinë e pedagogëve/ Berisha: Rama u vërsulet e u tregon ‘hanxharin’, sikur ta kishte nxjerrë Enver Hoxha nga hunda. Për vete ka saraje

0
39
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Duke folur në mbledhjen e grupit parlamentar, ish kryeministri Sali Berisha ka komentuar deklaratat e kryeministrit Edi Rama i cili  paralajmëruar pedagogët se do u bëhet vetingu i pasurisë.

Pjesë nga fjala e tij:

“Ky njëlloj si një urrejtës i kërkimit shkenxor e ndaloi. Me arsyen se mban një pedagog 20 diploma, po shumë mirë bëje normën, po jo ta ndalosh.

Vuri në krye të arsimit një person që kishte pasur problemet më serioze me shkollimin e vet dhe mori këto vendime. Tani u rikthehet përsëri pasi i ka fundosur 8 vite me radhë duke i mbajtur pa kërkime shkencore, duke u marrë me punësimin e tyrem, jo smund të keni kaq punësime, duke ndërhyrë në kohën e tyre. Duke u mbajtur rrogat në rënie cdo vit për shkak të inflacionit. Tani vërsulet ndaj kërkesave më minimale të pedagogëve, punonjësve sikur ta kishte nxjerrë Enver Hoxha nga hunda.

Apo sikur ky universitet të kishte emrin Spiro Koleka. Vërsulet e u tregon hanxharin, vetingun, kush është ky që u tregon vetingun këtyre? Kreu i një organizate më korruptive, kriminale në Evropë, që është qeveria e tij, kreu i një organizate që thotë unë firmos fap e fap e paf e paf. Firmos kur entet e specializuara i thonë nuk mund të firmoset.

Ligji i tij i xhepit prevalon e ky kërkon veting pedagogëve, ky ka fytyrë t’u kërkojë veting, që mashtron e thotë se parkun rreth shtëpie 5 mijë metra katrorë e ka blerë me 2 dollarë.

Ky ka për vete sarajet”.

Zjarr Tv Ad