Vettingu në polici, konfirmohen në detyrë Nikollë Rica dhe Fatos Balla

0
23

Në kuadër të vetingut në polici, Komisioni i Jashtëm i Vlerësimit ka konfirmuar në detyrë Nikoll Ricën, Drejtor i Burimeve Njerëzore në Departamentin e Shërbimeve Mbështetëse në Policinë e Shtetit.

Rica doli të hënën para trupit të KJV, ku iu nënshtrua kontrollit në 3 kriteret. Sipas Komisionit, Rica kishte deklaruar një apartament në Tiranë, blerë në vlerën e 1 milionë e 900 mijë lekë, si burim nga shitja e një apartamenti të mëparshëm në zonën e ‘Ali Demit’, si dhe kursime familjare.

Ndërkohë këto pasuri dhe të tjera ai i ka të justifikueshme dhe në këtë mënyrë ai ka dalë i pastër në procesin e vettingut.

Komisioni i Jashtëm i Vettingut gjthashtu ka konfirmuar në detyrë edhe Fatos Ballën, me funksion Specialist në Sektorin e Hetimit në Shërbimin për Çështjet e Brendshme dhe Ankesat.

Edhe Balla pas nënshtrimit të vettingut ka rezultuar i pastër në të gjitha kriteret e vlerësimit.

Vettingut në polici i është nënshtruar këtë të premte dhe Drejtori i Drejtorisë së Forcës së Posaçme Operacionale pranë Drejtorisë së Përgjithshme të Policisë së Shtetit, Bujar Ahmeti, i cili do vlerësohet për sa i përket pasurisë, kontrollit të figurës dhe aftësive profesionale.