VIDEO/ Berisha u ul në karrigen e socialistëve, Balla lëshon gojën në parlament: Ky PS-së i ha atë…! Kam frikë se do i duhet vizë për të shkuar edhe në Lalëz

0
198
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Kreu i Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste Taulant Balla ka përdorur një gjuhë të papërshtatshme në parlament duke komentuar gjestin e Sali Berishës i cili u ul në karrigen e socialistëve për të dhënë mesazhin që i përfaqëson më mirë të majtët në parlament.

Ai deklaroi se Berisha nuk i afrohet dot kurrë socialistëve ndërsa shtoi se PS në 30 vite ka luftuar vetëm për të mirën e këtij vendi.

“Nuk ndodh që unë të vij të ulem në rreshtin tuaj. Ne nuk bëmë asnjë reagim sepse burrë i vjetër nuk qëndron dot në këmbë. Menduam se e kishte nga mosha nevojën për t’u ulur. Sa i takon asaj që tha këtu që ky pisllëku vjen në parlament sepse i përfaqëson më mirë socialistët.

Ky PS-së i ha atë… Nuk i afrohet dot kurrë. PS në këto 30 vite ka kontribuar vetëm për të mirën e këtij vendi. E ka tradhtuar Shqipërinë sa herë i jepet mundësia. Njeriu i varkës së Enver Hoxhës.

Që furnizoi me naftë makinerinë luftarake të Millosheviçit. Vjen këtu dhe thotë unë përfaqësoj socialistët. Ky turpi i këtij parlamenti. Bën pis foltoren e parlamentit dhe ky tjetri këtu bën si i prekur, apapapa. Duhet të keni turp që vazhdoni dhe i rrini nga mbrapa. Kam frikë se do i duhet vizë për të shkuar edhe në Lalëz”, tha Balla.

Zjarr Tv Ad