Video/ Ekstradohet shqiptari, “koka” e trafikut të emigrantëve në Angli

0
42
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Kreu i një rrjeti të trafikimit të emigrantëve drejt Britanisë së Madhe është ekstraduar drejt Belgjikës për të shlyer dënimin me 10 vite burg dhe 720 mijë euro gjobë. Shqiptari Alket Dauti u arrestua në një aksion të zhvilluar në apartamentin e tij në jug të Londrës në qershor të vitit 2018. Banda përdorte shoferë të korruptuar kamionësh për të marrë emigrantët në Belgjikë, të cilët i fusnin në Mbretërinë e Bashkuar nëpërmjet porteve të ndryshme. Banda dyshohet se trafikonte shqiptarë, të cilët paguanin shifra të mëdha parash për të qëndruar në hotele në Belgjikë, përpara se të shkonin në Britani.

 

Zjarr Tv Ad