Itali/ Merr fund arratia e shqiptarit

0
41
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Një shqiptar, i cili rezultonte i shpallur në kërkim për trafik droge është arrestuar në Itali. Mediat italiane raportojnë se në pranga ka përfunduar një 44-vjeçar nga Shqipëria, identiteti i të cilit nuk behët me dije. Ai ishte dënuar në mungesë me 8 vite e 10 muaj burg, ndërsa arratia e tij mori fund gjatë ditës së djeshme. Ndërkohë oficerët italianë prej ditësh e mbanin nën vëzhgim shqiptarin, ndërsa prangosja e tij u bë pas një aksioni në një lokal  në zonën e Corniglianos. Pas arrestimit, tashmë 44-vjeçari duhet të vuajë dënimin e dhënë nga drejtësia italiane.

 

Zjarr Tv Ad