Sunday, May 19, 2024
Home Aktualitet Video/ Episod i çuditshëm në dhomën e VAR

Video/ Episod i çuditshëm në dhomën e VAR

0
7
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Teknologjia VAR është përhapur me shpejtësi në shumicën e kampionateve më të forta në Botë. Sistemi i cili pritet të minimizojë gabimet e gjyqtarëve në fushë do të jetë pjesë e kampionatit grek të futbollit.

E pikërisht nga ky kampionat vjen edhe episodi i veçantë. Teksa po përgatitej për të nisur takimi mes Lamia dhe Panathinaikos, regjia kërkoi të fokusonte ambientet dhe gjyqtarët që po monitorin episodet e paqarta në VAR. Por, në atë moment, ndodhi një episod i çuditshëm.

Një burrë u fut në derën e hapur, duke lënë një pako. Nuk dihet ende se çfarë ndodhej në atë pako, por dyshimet e para janë se në qese kishte ushqime për 3 zyrtarët e VAR. Epo … për të qënë më i qartë në atë çfarë thua duhet të ushqehesh mirë.

Zjarr Tv Ad