Ish-ministri i Brendshëm Saimir Tahiri ka vendosur të flasë. Tahiri ka shfaqur pendesë për heshtjen e tij deri tani dhe tha se zgjodhi të bënte qytetarin jo politikanin.1. Në një deklaratë për mediat, ish ministri Saimir Tahiri tha se tha se autoritetet italiane kanë pushuar hetimet ndaj tij, pasi nuk kanë gjetur asnjë përfshirë në aktivitet të paligjshëm.
“Kanë gënjyer aq shumë për mua çdo ditë dhe unë kam heshtur në pritje të vërtetesës E vërteta sado vonë do bërtasë më fort se çdo gënjeshtër për këtë vit. Kam pasur dhe kam ende shumë për të thënë. Kam diçka me rëndësi që dua të ndaj me publikun sepse e vërteta nuk rri dot e fshehur. Juve u kujtohet sesi në datë 24 tetor 2017 unë dola në konferencë se ndaj meje nuk kishte asnjë hetim. Ajo dora e zezë lëvizi fort dhe tha ase ajo letër ishte e falsifikuar. Unë i tregova publikut se mua hetimi i Prokurorisë nuk më mjafton dhe për të vërtetën time unë kërkova të hetohem edhe në Itali. Pas konferencës time të njëjtën gjë bëri edhe prokuroria. Janë prokurorë ata që shpërndanin gjysmë lajm dhe gjysmë letra. Prokurori i Antimafias italiane në përfundim të hetimeve i kërkuan pushimin e hetimeve ndaj Samir Tahirit se nuk ka asnjë përfshirje në asnjë aktivitet të paligjshëm. Sot unë kam vendimin e anti-mafias italiane.”- tha Tahiri.