Ish-ministri i Jashtëm grek: Kushdo që mban armë duhet të vritet nga policia

0
79
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Ish-ministri i Jashtëm i Greqisë, Theodoros Pangalos ka dalë në krah të policisë shqiptare për rastin e Kostandino Kaçifas që u vra më 28 Tetor në fshatin Bularat nga forcat speciale RENEA. Në një intervistë për televizionin e Athinës “Skai”, ish-ministri grek u shpreh se kushdo që qëllon policinë, duhet të vritet. Dhe për këtë solli shembullin e policive të vendeve skandinave dhe të Shteteve të Bashkuara të Amerikës.

“Kishte armë apo jo? Unë jam i mendimit se kushdo që mban armë duhet të vritet nga policia, siç ndodh në SHBA dhe në vendet skandinave”, tha Pangalos.

Ish-ministri i Jashtëm i Greqisë rrëzoi gjithashtu pretendimet se 35-vjeçari Kaçifas u provokua nga policia për flamurin grek. Kjo pistë nuk është e vërtetë, u shpreh Pangalos, duke thënë se në fshatin Bularat ka parë fotografi të flamujve grekë të vendosur edhe në festën kombëtare të Greqisë më 25 Mars, aq sa ish-ministri thotë se është e tepruar.

Ndërkohë Ermioni Kaçifas, motra e Kostandino Kaçifa, ka folur për televizionin grek Ant1. “Ai ishte një objektiv, e ndiqnin për ditë e muaj. Ai nuk do të bënte asgjë. Kush dha urdhrin për të bërë këtë ekzekutim? Nuk mund të priste policia”, tha ajo. Sipas Ermionit, vëllai i saj Kostandino “nuk do t’i bënte keq askujt”, sikurse edhe u shpreh për televizionin grek, sepse nuk e kishte një armë të tillë.

 

Zjarr Tv Ad