VIDEO/ Nuk pranon të dalë nga fusha, shoku i ekipit e nxjerr me zor

0
126
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Na ka ndodhur që të shohim futbollistë të ndryshëm q të refuzojnë zëvendësimin dhe rasti që të vjen direkt në mendje është ai i portieri të Çelsit, Kepa Arizabalaga, i cili refuzoi të largohej nga fusha e lojës edhe pse Sarri ia kërkonte diçka të tillë në një ndeshje kundër Sitit.

Një situatë e njëjtë ka ndodhur edhe në kampionatin rus, gjatë zhvillimit të ndeshjes midis Zenitit Shën Petersburg dhe Arsenal tula.

Në minutën e 75’ të ndeshjes trajneri i Zenitit i kishte kërkuar sulmuesit iranian Serdar Azmoun, të largohej nga fusha e lojës për t’i lënë vendin një lojtari tjetër. Por 24-vjeçari kishte refuzuar të largohej, duke kthyer kokën nga krahu tjetër edhe pse arbitri i bënte me shenjë të largohej.

Në këto momente sulmuesi tjetër i Zenitit, Artem Dzjuba, i mërzitur nga veprimi i shokut të tij të skuadrës, e merr atë me zor dhe e largon nga fusha e lojës.

Për më shumë shikoni videon:

 

Russian Football News@RusFootballNews

Sardar Azmoun did not want to come off the pitch when subbed today – teammate Artem Dzyuba stepped in to stop him getting in any trouble and give him a helping hand! @fczenit_en 😂

Embedded video

Zjarr Tv Ad