Zjarr Televizion Ad
This is a sample article.
...
Rreth orës 01:00 pas mesnate, policia private ka hyrë me forcë në ambientet e brendshme të Fakultetit të Drejtësisë, ku dhjetëra studentë kanë qëndruar të “ngujuar” prej ditës së djeshme. Një video bën xhiron në rrjetet sociale, ku dëgjohen thirrjet e tyre për të mos i prekur me dorë.
“Të mos guxojë njeri të prekë studentë me dorë, të mos guxojë njeri të prekë gocat. Ora është një e natës, dhe këta vijnë e bëjnë këto pisllëqe këtu”, shprehet një student i revoltuar.