Prej kohësh po thuhet se presidenti turk Recep Tajip Erdogan nuk është në gjendje të mirë shëndetësore.
Mediat vendase më herët kapën disa momente ku Erdogan shfaqet i pafuqishëm, duke u mbajtur tek ndihmësit e tij.
Së fundmi, ai sërish është kapur nga fotografët duke e zënë gjumi gjatë konferencës për shtyp në Angola. Në pamjet e publikuara, Erdogan shihet që herë pas here ul kokën dhe mbyll sytë.
Gjatë vizitës së tij në Afrikën e Jugut, në konferencën për shtyp me homologun e tij, Angkolezo Joao Lourenso, Erdogan është parë në gjendje jo të mirë shëndetësore. Analistët thonë që edhe fjalët i nxjerr me vështirësi nga goja.
#Turkey's President #Erdogan dozed off during a joint presser with his host #Angola President João Lourenço, a possible indication to his ailing health. This has become a pattern.
He also picked up his nose 👃in front of cameras and guests. pic.twitter.com/fW4hvAxJ4D
— Abdullah Bozkurt (@abdbozkurt) October 20, 2021