Nis takimi i Edi Ramës me kryetarët e bashkive në të gjithë vendin, zbulohet tema e diskutimit

0
22
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Ka nisur takimi mes kryeministrit Edi Rama, Ministres së Turizmit dhe Mjedisit dhe kryetarëve të bashkive në të gjithë vendin. Në këtë takim po flitet në lidhje me pastrimin e mjedisit dhe mbi menaxhimin e mbetjeve.

Kumbaro: Ku jemi sot me pastrimin e mjedisit ku jetojmë, është detyra jonë që ti administrojmë, e vetmja mënyrë që nuk e shpikim ne rrotën, për ti përballuar dhe menaxhuar është duke i trajtuar ato dhe duke i ricikluar. Nëse vazhdojmë pa këto parime do të jenë më të mëdhaja se komuniteti që jeton. Mjafton të sjellim në vëmendje, dhe harrojmë se si e morëm situatën në territor 8 vite më parë.

Me të dhënat e INSTAT në 2013 rreth 50% e mbetjeve hidheshin në kosha, ndërohë që pjeaa tjetër hidhej ku të mundej. Nga 15% që hidheshin në kosh vetëm 16% e tyre organizoheshin për t’u çuar në vendgrumbullimin e mbetjeve.

Pastrimi i territorit nuk është vetëm merr nga koshat dhe hidhi diku, landfillet apo inceneratorët janë mbetja. Ka pasur vetëm dy pika fundore, sot kemi 6 impiante trajtimi. Është një territor i ndarë në 7 zona, janë 6 impiante që mbulojnë 74% të mbetjeve që prodhohen. Trashëguam një situatë kaotike, kemi mbetje që i trashëgojmë nga përpara viteve 90, reforma territoriale na tregoi se çfarë masakre ishte bërë me mospasrtimin e mbetjeve nga komunat. Pa folur që për sa herë fryheshin lumenjtë dhe përrenjtë, mbetjet përfundonin në det. Kjo temë nuk ka qenë ndonjëherë pjesë e debateve publike.

Në momentin që flasim është duke u ndërtuar landfilli i Vlorës, Maliqit, landifilli i Elbasanit që është duke u ndërtuar, inceneratori i Fierit, i Tiranës dhe Durrësit, që theksoj do të përfshijë të gjitha bashkitë.

Zjarr Tv Ad