VIDEO/ Te kolegët apo te trokitësit? Veliaj “kyç” gojën gjatë parakalimit për në SPAK

0
148
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj është paraqitur mëngjesin e sotëm në ambientet e Prokurorisë së Posaçme.

Ajo që ka rënë në sy ka qene fakti se Veliaj e ka kyçur gojen gjate ‘parakalimit’ per te shkuar tek ‘koleget’ e tij ne SPAK.

Burimet bëjnë me dije se Veliaj është thirrur në SPAK me kërkesë të prokurorit Ols Dado.

Kjo është hera e dytë që Veliaj paraqitet në SPAK, pasi herën e parë u paraqit më 30 prill të këtij viti. Në atë kohë kryebashkiaku qëndroi për 8 orë në SPAK lidhur me hetimet e Prokurorisë së Posaçme për inceneratorin e Tiranës.

Ndërkohë disa ditë më parë (6 dhjetor 2024)SPAK sekuestroi telefonin e bashkëshortes së tij, Ajola Xoxa.

Me vendim të GJKKO kontrolle u kryen dhe në studion ‘Harabel’ tek ish-Blloku ku u sekuestruan dhe dokumente që kanë të bëjnë me hetimet e nisura nga prokurori Olsi Dado, në lidhje me pasurinë e Erion Veliajt dhe familjarëve të tij.

Pas sekuestrimit të telefonit të bashkëshortes së Veliajt, SPAK u shpreh se janë ndërmarrë veprimet hetimore, ndërsa hetimi i nisur nga prokurori Dado është ende në faza paraprake.

 

Zjarr Tv Ad