Zjarr Televizion Ad
This is a sample article.
...
Presidenti Ilir Meta i ka dërguar edhe njëherë një mesazh të qartë Kryeministrit Rama, lidhur mbi Gjykatën Kushtetuese, duke i kujtuar se nuk duhet të shkelë vijën e kuqe.
Meta ka zgjedhur të reagojë këtë herë me një video të fjalës së mbajtur në Presidencë.
Reagimi vjen pas deklaratës së Ramës sot, i cili e krahasoi Presidentin me ‘Xhike Qamilin që nuk pyet për Francën dhe Anglinë sa të ketë këtë katund’
‘Unë nuk kam ndërmend të tallem me Kushtetutën e Shqipërisë. Boll janë tallur me Kushtetutën e Shqipërisë që u votua me konsensus. Te Gjykata Kushtetuese vija është e kuqe. Dhe është e kuqe flakë’-thotë Meta në videon që ka postuar.